Dardan Sejdiu kritikon Qeverinë Kurti: 100 eurot për studentë janë mashtrim elektoral

I sh-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti, pas vendimit për ndarjen e 100 eurove për studentët, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Sejdiu e ka cilësuar këtë veprim si mashtrim të pastër elektoral, duke theksuar se Kryeministri Kurti po i përdor taksat e qytetarëve për të blerë mbështetje politike në prag të procesit zgjedhor. Sipas tij, paratë që po shpërndahen nuk duhet konsideruar si dhuratë, por si mjete publike që po përdoren si “karrem” për vota. Në një postim në rrjetet sociale, Sejdiu ka shkruar: “Bankomati i Kurtit s’është ‘dhuratë!’ Janë taksat tona që po na kthehen si karem e mashtrim elektoral. Nëse as kjo s’të bën përshtypje, problemi s’është buxheti. Është standardi i ulët që e kemi normalizuar.” Ky reagim vjen në një moment kritik, ku qytetarët po vlerësojnë masat e fundit të Qeverisë para zgjedhjeve, ndërsa opozita akuzon për instrumentalizim të mjeteve publike në interes politik.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti kritikon Kushtetuesen: “Vendimet si në futboll, vetëm kohë shtesë për pushtetin”

Opinionistja Aida Dërguti ka kritikuar ashpër vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i cili i …