Departamenti Amerikan i Shtetit përgëzon Kosovën dhe Serbinë për plotësimin e njërës prej pikave të marrëveshjes së Uashingtonit

DASH: Dënime të ulëta për kriminelët e luftës dhe të korrupsionit në Kosovë

Në raportin për të drejtat e njeriut në botë në vitin 2021, Departamenti Amerikan i Shtetit tha se në Kosovë çështjet e rëndësishme të këtyre të drejtave përfshinin raporte të besueshme për: kufizime serioze në lirinë e shprehjes dhe medias, duke përfshirë dhunën ose kërcënimet për dhunë gazetarëve; korrupsionin serioz qeveritar dhe mosndëshkimin dhe krimet që përfshijnë dhunën ose kërcënimet me dhunë ndaj pakicave etnike ose komuniteteve tjera të margjinalizuara. Në raport përmendet puna e Gjykatës së Posaçme të Kosovës për krime lufte me seli në Hagë dhe veprimet për ndjekjen e rasteve të krimeve të luftës nga gjykatat në Kosovë. Raporti vë re se në korrik, një gjykatë në Prishtinë dënoi ish-policin serb, Zoran Vukotiç me tre vjet e gjysmë heqje lirie për përdhunimin e një gruaje shqiptare shtatzënë gjatë kohës së luftës dhe për pjesëmarrje në dëbimet e civilëve shqiptarë të Kosovës nga qyteti i Vushtrrisë, në vitin 1999. Që nga viti 2019, Vukotiçi ishte në vuajtje të dënimit prej gjashtë vjet e gjysme për krimet e luftës të ndalimit dhe torturimit të paligjshëm të të burgosurve shqiptarë nga Kosova në rajonin e Mitrovicës. Dënimi shtesë shënoi herën e parë që një gjykatë e Kosovës dënon një të pandehur për përdhunim gjatë luftës, thuhet nëraport, transmeton Zëri i Amerikës. Raporti përfshinë edhe dënimin në muajin mars të serbit nga Kosova, Zlatan Krstiq dhe shqiptarit Destan Shabani, të dy ish-oficerë të policisë serbe, me përkatësisht 14 vjet e gjysmë dhe shtatë vjet burgim, për krime lufte kundër civilëve shqiptarë në vitin 1999. Ndërsa në shkurt, një gjykatë në Prishtinë dënoi serbin e Kosovës, Zoran Gjokiq me 12 vjet heqje lirie për krime lufte kundër shqiptarëve të Kosovës të kryera ndërmjet marsit dhe prillit 1999 në rajonin e Pejës.  Raporti ka vërë në dukje edhe shkelje të tjera të shumta të kësaj natyre si dhe mosndëshkimin meritor  të korrupsionit.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku zhvillon vizitë zyrtare në Libi me ftesë të gjeneralit Khalifa Haftar

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka realizuar një vizitë zyrtare në Libi, e …