Departamenti Amerikan i Shtetit përgëzon Kosovën dhe Serbinë për plotësimin e njërës prej pikave të marrëveshjes së Uashingtonit

Dash: Fokus në diplomacinë tregtare dhe klimën e investimeve

Anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë kanë zhvilluar një takim me Lyn Debevoise, zëvendësdrejtor për Çështjet e Evropës Qendrore dhe Perëndimore në Departamentin e Shtetit, i cili po qëndron në Kosovë për t’u njohur nga afër me zhvillimet ekonomike në vend. Sipas njoftimit të Odës, Debevoise shfaqi interesim të theksuar për të dëgjuar drejtpërdrejt perspektivat dhe sfidat me të cilat përballen bizneset që operojnë në Kosovë, duke vlerësuar rolin e tyre në avancimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Gjatë takimit, ai u informua për klimën aktuale të investimeve dhe potencialin e tregut vendor, ndërsa bizneset prezantuan zhvillimet e tyre më të fundit dhe kërkesat për përmirësim të mjedisit afarist. “Diskutimi u përqendrua në diplomacinë tregtare dhe mundësitë e reja për zgjerimin e shkëmbimeve ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës, duke theksuar potencialin në rritje të ekonomisë sonë dhe angazhimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe”, thuhet në njoftimin e Odës Ekonomike Amerikane.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale sot mbahet sot konferenca e radhës ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shalaerenca për ecurinë e rastit ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala

Specialja ia mbyll derën Shalës – Supremja rrëzon kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë

Paneli i Gjykatës Supreme në gjykatën e Hagës, ka rrëzuar në tërësi kërkesën për mbrojtje …