DASH: Është koha që Kosova dhe Serbia të jenë fleksibile dhe kreative

DASH: Kosova është burim dhe destinacion i trafikimit e punës së detyruar në mbarë Evropën

Raporti më i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit, konkludon se Kosova është burim dhe destinacion për meshkuj, femra dhe fëmijë që i nënshtrohen trafikimit dhe punës së detyruar në mbarë Evropën  “Shumica e viktimave janë vajza dhe janë pjesë e tregtisë interne njerëzore për eksploatim seksual, derisa grupet kriminale në Kosovë i detyrojnë femrat nga Shqipëria, Moldavia, Rumania, Serbia dhe vendet tjera evropiane, që të prostituojnë. Në të njëjtën kohë, fëmijët nga Kosova, Shqipëria dhe shtetet fqinje, janë të detyruar të kërkojnë lëmoshë brenda Kosovës. Korrupsioni në qeveri krijon një rreth që mundëson krime të caktuara me tregtinë e njerëzve”, thuhet në këtë raport. Gratë dhe vajzat e reja janë subjekt i tregtisë së seksit në shtëpi dhe banesa private, klube të natës dhe sallonet për masazh, thuhet mes tjerash në raportin më të ri të  Stejt Departamentit Amerikan për Kosovën.

 

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …