DASH: Është koha që Kosova dhe Serbia të jenë fleksibile dhe kreative

DASh: Vendimet e fundit të Republikës Sërpska kontribuan në heqjen e sanksioneve ndaj Dodikut

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se heqja e sanksioneve ndaj ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, dhe disa individëve e kompanive të lidhura me të, është ndikuar nga veprimet e fundit të Asamblesë së Republikës Sërpska. Sipas DASh-it, Asambleja e entitetit serb të Bosnjës ndërmori “veprime konstruktive” që synojnë përmirësimin e stabilitetit dhe forcimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara përmes interesave të përbashkëta dhe potencialit ekonomik. Heqja e sanksioneve, që përfshinte Dodikun, anëtarë të familjes së tij dhe mbi 40 individë e subjekte juridike, u bë të mërkurën. Veprimet e Asamblesë përfshinë miratimin e ligjeve që shfuqizonin dispozita të shpallura të pavlefshme nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës, përfshirë ligje mbi pronën, zbatimin e vendimeve gjyqësore, ligjin zgjedhor dhe Kodin Penal të Republikës Sërpska. Ndërkohë, Dodiku, i dënuar më parë për moszbatim të vendimeve të gjykatës kushtetuese, iu ndalua ushtrimi i detyrës për gjashtë vjet, ndalim që më pas u zëvendësua me gjobë. Asambleja gjithashtu e shpalli të pavlefshme 12 konkluzione parlamentare të dhjetorit 2024, të cilat sipas disa ambasadave perëndimore shkelin Marrëveshjen e Dejtonit, dhe emëroi Ana Trishiq-Babiq si presidente në detyrë të Republikës Sërpska. DASh ka theksuar se do të vazhdojë të bashkëpunojë me aktorët politikë në Bosnjë për vendosjen e prioriteteve të përbashkëta dhe për mbështetjen e stabilitetit rajonal.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosja në krizë narrative: nga “moral politik” në izolim të brendshëm dhe ndërkombëtar

Pas katër vitesh në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje po përballet me krizën më të thellë politike …