Dastid Koreshi: Misioni i Shqipërisë në Këshillin e Evropës është i përkushtuar në mbështetje të Kosovës

Dastid Koreshi: Misioni i Shqipërisë në Këshillin e Evropës është i përkushtuar në mbështetje të Kosovës

Dastid Koreshi, ambasador dhe përfaqësues i Përhershëm i Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës, në një intervistë me shkrim është zotuar se do të bëjë gjithçka që do të jetë e nevojshme për të përkrahur anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm. Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës. Që Kosova të anëtarësohet në këtë mekanizëm, i duhen 2/3 e votave të vendeve anëtare. Procedurat kërkojnë që një shtet anëtar i Këshillit të Evropës të propozojë anëtarësimin e Kosovës në Komitetin e Ministrave. Pas kësaj, Asambleja e Këshillit të Evropës kërkon opinion nëse Kosova i plotëson kriteret juridike për t’u bërë anëtar fuqiplotë. I pyetur nëse Shqipëria është e gatshme ta propozojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës Dastid Koreshi tha se misioni i Shqipërisë në këtë mekanizëm është plotësisht i përkushtuar në mbështetje të këtij procesi, por sipas tij, mbështetja duhet të vijë edhe nga vendet tjera anëtare në këtë organizatë.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …