Daut Haradinaj: Faik Fazliu është pa gjymtyrë sepse i ka humbur në luftë, duhet pasur kujdes me këtë kategori

Daut Haradinaj: Faik Fazliu është pa gjymtyrë sepse i ka humbur në luftë, duhet pasur kujdes me këtë kategori

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga AAK, Daut Haradinaj, ka thënë se ndaj kategorisë së njerëzve sikur Faik Fazliu që është invalid i luftës me gjymtyrë të humbur duhet pasur kujdes. “Faik Fazliu është pa gjymtyrë, duhet pasur kujdes sepse ai njeri ka humbur gjymtyrë në luftë, duhet respektuar këtë kategori që ka dhënë gjithçka për këtë vend. UÇK-në nuk mund ta dëmtoj askush, e mbron sakrifica që kanë bërë të gjithë dhe s’mund ta njollosë askush luftën tonë”, ka thënë Haradinaj. “Nuk është detyrë e ministrit të japë këto lloj cilësime. Nuk i bën nder as ministrit një qëndrim i tillë. Në rast se ju i paragjykoni njerëzit, ju nuk jeni ministër i Kosovës por vetëm i partisë̈ suaj”. Veterani i UÇK-së, Faik Fazliu është arrestuar ditë më parë pas një fjalosjeje që e ka pasur me disa zyrtarë të policisë.

Kontrolloni gjithashtu

Mandatari për kryeministër të vendit, Avdullah Hoti sot e prezanton programin e tij qeverisës

Avdullah Hoti: Zgjedhjet në kohë festash të papërshtatshme, por jetike për kthimin e normalitetit

Ish deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 28 …