Daut Haradinaj gjatë vizitës në Zvicër njoftoi se është formuar një nëndegë e re e madhe e AAK-së, në qytetin Fribourg

Daut Haradinaj, kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, po qëndron për një vizitë në Zvicër si pjesë e mobilizimit për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Gjatë vizitës, ai njoftoi se është formuar një nëndegë e re e madhe e AAK-së në Fribourg, Zvicër, duke theksuar rritjen dhe zgjerimin e partisë. Haradinaj shprehu kënaqësinë dhe krenarinë për ndodhinë mes shqiptarëve të Zvicrës, duke i cilësuar ata si “mërgimtarë kampionë të sukseseve dhe qytetarë model kosovaro-zvicëran”, të cilët janë një vlerë e madhe për vendin ku jetojnë dhe gjithmonë mbështesin atdheun e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

KPMSh rrëzon konkursin për diplomatët e rinj – Veprimet e MPJD nën akuzë për shkelje ligjore dhe favorizime politike”

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil ka anuluar konkursin për pranimin e 21 diplomatëve …