Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lahi Brahimaj ua kujton atyre që kanë harruar trimërinë e Daut Haradinajt

Daut Haradinaj ka reaguar ndaj heshtjes së kryeministri Albin Kurti ndaj thirrjeve antishqiptare në Maqedoninë Veriore

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj heshtjes së kryeministri Albin Kurti ndaj thirrjeve antishqiptare në Maqedoninë Veriore. Ai ka shkruar se kumbara i koalicionit qeverisës në Maqedoninë e Veriut, Albin Kurti, s’ka bërë asnjë reagim ndaj thirrjeve që u bënë gjatë ndeshjes së basketbollit në Kumanovë ku spektatorët e kësaj ndeshje shfaqnin urrejtje ndaj shqiptarëve. “Ndryshimi” që e solli Albin Kurti në Maqedoni të  Veriut po ju bën të fala me klithmat shurdhuese:

“Dhoma gazi për shqiptarët”.

“Shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur

“Maqedoni e pastër (pa shqiptarë)”.

“Shqiptarët e mallkuar ta dijnë se emri Maqedoni nuk zhduket”.

Asnjë fjalë, asnjë reagim nga Kurti, kumbara i koalicionit qeverisës në Maqedoni të Veriut” ka shkruar, Daut Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Canaj: Mungon vullneti për qeveri të re – nuk përjashtohet kthimi i vendit në zgjedhje

Analisti politik Blerim Canaj ka deklaruar se, pavarësisht fitores së madhe të Lëvizjes Vetëvendosje në …