Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga AAK, ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen

Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga AAK, ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me kryeministrin Albin Kurti me një koalicion qeverisës. Kjo çështje nuk është as temë diskutimi për AAK-në dhe kritikoi qeverisjen e Kurtit për dëmtimin e raporteve me BE-në dhe Amerikën. Ne nuk jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Kurtin. Po të isha në vendin e tij, do të pranoja një pauzë katërvjeçar për të kthyer Kosovën në binarë, duke përmendur humbjet ekonomike dhe tensionet ndërkombëtare si pasojë e sanksioneve. Ai  u shpreh optimist për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke deklaruar se synojnë mbi 100 mijë vota dhe një rezultat befasues për AAK-në. Daut Haradinaj falënderoi koalicionin me Nismën Socialdemokrate, Konservatorët E-30 dhe “Ideal,” duke theksuar angazhimin e jashtëzakonshëm të të gjithë kandidatëve në terren.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ben Andoni: Mënyra se si po sillet Albin Kurti, në Shqipëri shikohet si një lloj cinizmi ndaj Tiranës në përgjithësi

Ben Andoni thotë se Kosova s’ka zë të vetin për Grenlandën

Analisti politik Ben Andoni ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria pritet të rreshtohen pa hezitim …