leoni

Daut Haradinaj

Daut Haradinaj: Koha për zgjedhje – Qeveria s’ka projekte, AAK e gatshme të thyejë barrierat politike

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka shprehur mbështetje të qartë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke vlerësuar se situata aktuale politike dhe institucionale kërkon një zgjidhje të re përmes vullnetit qytetar. Nëse vazhdohet kështu, unë mendoj se më mirë do të ishte të shkojmë në zgjedhje. AAK nuk friksohet nga zgjedhjet dhe kemi shumë arsye për këtë. Duhet t’i japim zgjidhje situatës. Nuk kanë nevojë të na mbajnë ‘gajlen’ ata që nuk na kanë votuar, deklaroi Haradinaj. Jam shumë i dhënë pas idesë për të shkuar në zgjedhje, jo për egot e mia, por sepse jam i bindur që do t’i thyejmë këto barrierat e egra që janë ngritur para nesh. Njerëzit duhet të votojnë me gjakftohtësi, jo me emocione e jo në emër të simboleve boshe. Haradinaj kritikoi ashpër mungesën e rezultateve konkrete gjatë katër viteve të fundit, duke e quajtur pasive dhe të paaftë në realizimin e projekteve zhvillimore. Nëse një qeveri ka qeverisur katër vjet dhe nuk mund të dalë në fushatë me asnjë projekt të përfunduar, atëherë çfarë presim nga një tjetër mandat? Në Shqipëri, për shembull, kryeministri promovon projekte çdo mëngjes. Ndërsa ne këtu kemi mbetur me një urë, u shpreh ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për Ekrem Bajroviqin për krime lufte kundër popullatës civile

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Ekrem Bajroviqi, …