Daut Haradinaj: Kurti shpërfillë Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, por i beson Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij ndaj situatës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Haradinaj thekson se kryeministri aktual po shmanget nga ngritja e shqetësimeve për padrejtësitë ndaj shqiptarëve në shtetin fqinj. “Në Maqedoninë e Veriut po shkelet barazia e po nëpërkëmbën të drejtat e shqiptarëve”, shkruan ai duke shtuar se Kurti “në vend që ta ngritë shqetësimin e Kosovës për këtë padrejtësi, po mundohet të nxirret me disa formulime hipokrite duke përmendur Gjykatën Kushtetuese”. Haradinaj vë në dukje paradoksin se si kryeministri Kurti nuk i beson Gjykatës Kushtetuese të vendit të tij, por shpreh besim në gjykatën kushtetuese të një shteti tjetër.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …