Daut Haradinaj: Lufta ime nuk ishte për emër, por për ta larguar Serbinë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka deklaruar se qëllimi i luftës së tij nuk ka qenë përfitimi personal apo krijimi i emrit, por largimi i Serbisë nga Kosova. Ai theksoi se përpjekjet për njollosjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nuk do të kenë sukses. Haradinaj tha se askush nuk mund ta rikthejë Jugosllavinë në Kosovë, pavarësisht zhvillimeve e qëndrimeve të fundit politike. “Unë nuk kam bë luftë për me bë emër, unë kam bë luftë për me heq Serbinë prej këtu. Ai qëllim është arrit. Atë qëllim nuk mundet me rikthye dikush pas, as Dimal Basha, as Albin Kurti e as Donika, as kurrkush hiç. Nuk munden me kthye Jugosllavinë në Kosovë. U shku Jugosllavia. Dhe askush UÇK-së nuk mundet mu ndie keq në këto rrethana”, u shpreh ai. Haradinaj theksoi se trashëgimia e UÇK-së është e lidhur me lirinë e Kosovës dhe nuk mund të cenohet nga retorika politike apo akuzat e fundit në diskursin publik.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosja përplaset me gjyqësorin dhe ndërkombëtarët – rrezik izolimi politik

Diskursi i Lëvizjes Vetëvendosje në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka shkaktuar reagime të …