Daut Haradinaj: Më 28 Dhjetor është ditë feste e demokracisë, dita kur Kosova ri gjenë veten

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Daut Haradinaj, ka thënë se e diela, më 28 dhjetor, do të shënojë një ditë feste të demokracisë për vendin. Sipas tij, kjo është dita kur Kosova do të rigjejë veten, duke e rreshtuar vendin drejt një të ardhmeje më të qartë dhe me vizion. Haradinaj ka bërë thirrje për unitet dhe pjesëmarrje masive të qytetarëve në këtë ditë, duke theksuar rëndësinë e angazhimit qytetar për të ardhmen e Kosovës. Në një postim të tij në rrjetet sociale, ai ka shkruar: “Më 28 Dhjetor është ditë feste e demokracisë, dita kur Kosova rigjen veten, e rreshtuar drejt dhe me vizion të qartë. Krah Kosovës, krah jush, 129 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.” Ky mesazh i Haradinajt vjen në prag të zgjedhjeve të parakohshme, duke synuar të mobilizojë qytetarët dhe të forcojë besimin në proceset demokratike të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Mashtrimi i blertë: Ministria la mijëra fermerë pa subvencione dhe i futi në borxhe

Mijëra fermerë në Kosovë, të shpallur përfitues të subvencioneve nga Ministria e Bujqësisë, vazhdojnë të …