Daut Haradinaj

Daut Haradinaj, paralajmëroi protestë gjithë-popullore pasi Kuvendi i Kosovës miratoi në leximin e parë projektligjin për pagën minimale

Daut Haradinaj, ka paralajmëruar protestë gjithëpopullore pasi Kuvendi i Kosovës miratoi në leximin e parë projektligjin për pagën minimale, pa përfshirë veteranët e UÇK-së. Protesta është gjithëpopullore edhe thirrja publike e imja është sa më shumë në protestë e sa më PAK gabime.  “Ai që ka luftuar për liri, ai nuk e prek institucionin, nuk e dëmton”, thotë ai. Ngritja e zërit për të drejtat e veta është krejt legjitime. Kjo qeveri që është sot ka ardhur prej protestave, prej rrugës. Janë tri forma se si zgjidhet ky problem, e para është amandamentimi, e dyta është tërheqja se qeveria ka drejtë me tërheq, e treta mund të jetë ligj krejtësisht e veçantë për veteranët”, tha Daut  Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …