Daut Haradinaj paralajmëron arrestime të zyrtarëve nivelit të lartë në qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti

Daut Haradinaj paralajmëron arrestime të zyrtarëve nivelit të lartë në qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti

Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka paralajmëruar arrestime të zyrtarëve nivelit të lartë në Qeverinë Kurti, edhe pse  është rezervuar të tregojë për cilët  bëhet fjalë. Ai  përmendi edhe informacione tjera lidhur me publikimin e fundit të përgjimeve në ministrinë e Rozeta Hajdarit për çka thotë se në këtë rast janë të implikuar edhe emra të tjerë zyrtarësh. Edhe ne në kohë do t’i marrim materialet e do të ja ofrojmë Prokurorisë. Do të jeni dëshmitarë që në ditët në vijim do të ketë arrestime edhe në nivelin e lartë në Qeveri, siç pati zyrtarë të lartë në Mitrovicë, drejtori i KEK-ut, afera e Martin Berishajt dhe e Rozeta Hajdarit. Për çka unë kam informacione, që janë më shumë se pesë zyrtarë të lartë të implikuar, disa janë edhe zëvendës-ministra të cilët janë me aktakuza të gatshme, por pritet momenti i zbatimit,  tha Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale refuzon lirimin e përkohshëm të ish-krerëve të UÇK-së – Avokati: Vendim paragjykues dhe pa bazë ligjore

Gjykata speciale në Hagë kanë refuzuar sërish kërkesat për lirimin e përkohshëm të ish-krerëve të …