Daut Haradinaj: Seancat kanë humbur kuptimin, vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka deklaruar se situata aktuale në Kuvend ka degraduar në atë masë sa seancat nuk kanë më kuptim, dhe se bojkoti i tyre nga shumica e deputetëve është i justifikuar. “Shumica e deputetëve kanë të drejtë ta bojkotojnë kuvendin. Me këtë dinamikë po duket qartë se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja. Epilogu varet edhe nga vendimi i pritur së shpejti i Gjykatës Kushtetuese,” tha Haradinaj. I pyetur për qëndrueshmërinë e AAK-së në rast të zgjedhjeve të reja, ai u shpreh i bindur se partia do të mbetet një subjekt serioz dhe konkurrues. “AAK-ja është gjithmonë e gatshme për zgjedhje. Edhe nëse mbahen zgjedhjet nacionale bashkë me ato lokale, janë të mirëseardhura për ne. Aleanca ka qenë dhe do të mbetet një faktor i rëndësishëm politik në Kosovë,” theksoi Daut Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryetari i SHBA-ve, Bill Clinton e viziton Kosovën në shënim të 20 vjetorit të lirisë dhe hyrjes së trupave të NATO-s

Fjalimi historik i Presidentit Clinton më 10 qershor 1999: ‘Në Kosovë bëmë gjënë e duhur

Në përvjetorin e 26-të të Çlirimit të Kosovës, rikujtohet një nga fjalimet më të rëndësishme …