leoni

Daut Haradinaj sfidon Kurtin: Prano që s’e ke shumicën dhe kërko ndihmë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin dhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për dështimet e përsëritura në konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Haradinaj e ftoi Kurtin që të pranojë mungesën e shumicës parlamentare dhe të kërkojë bashkëpunim me forca të tjera politike për të zhbllokuar situatën. “Ai duhet të kuptojë se shumica kërkohet jo vetëm për qeveri, por edhe për funksionalizimin e institucioneve parlamentare. Më mirë është të pranojë se nuk e ka shumicën dhe të kërkojë ndihmë nga subjektet politike apo partnerët e mundshëm,” u shpreh Haradinaj. Duke iu referuar përpjekjeve të dështuara për zgjedhjen e Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit – tashmë për herë të 15-të – Haradinaj tha se bllokada nuk vjen nga ndonjë deputete, por nga vetë kreu i VV-së. “Nëse këtij i duket më e rëndësishme Albulena Haxhiu sesa Kosova, Parlamenti dhe Qeveria, le të vazhdojë,” shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

Behxhet Shala: PDK-ja bëri mirë që e votoi kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Behxhet Sh. Shala – Bajgora ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e …