Drejtoria e Bujqësisë në Deçan në bashkëpunim më Caritasin- Zviceran mbajtën sesionin e parë informues më fermerët e komunë së Deçanit. Ata u njoftuan për së afërmi nga ekspert të fushës për grantet që do tu ndahen fermerëve për mbështetjen dhe promovimin e prodhimtarisë bujqësore në komunën e Deçanit. Fermerët nga afër u njoftuan nga ekspert të fushave lidhur më mundësit e përfitimit të një granti përmes aplikimit, trajnime për fushat përkatëse për kultivimin e frutave manore, bimëve mjekësore aromatike dhe për prodhimin e mjaltit. Gjatë këtij takimi eksperti i bujqësisë në komunën e Deçanit Bajram Çeku, bëri të ditur për të gjithë fermerët se pas nënshkrimit të një memorandumi të përbashkët mes Komunës së Deçanit dhe Caritasit-Zviceran nga ky memorandum për këtë vit do të përfitojnë 20 femër nga komuna e Deçanit, andaj inkurajohen që të aplikojnë nga data 22.02.2019 deri më 15.03.2019. Fletë aplikacionet mund ti merrni në objektin e komunës së Deçanit nga e hëna në të premten, nga ora 08:00-16:00.