Kryetari Sami Lushtaku, vizitoi ekspozitën me punime artistike të artistëve Behlul Spahiu dhe Cenë Bajraktari

Në ambientet e Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj, Kryetari i Komunës, Sami Lushtaku, vizitoi ekspozitën me punime artistike të artistëve Behlul Spahiu dhe Cenë Bajraktari.

Gjatë vizitës së tij, kryetari Lushtaku u njoh nga afër me krijimtarinë e ekspozuar, duke vlerësuar lart punën dhe përkushtimin e artistëve në ruajtjen dhe promovimin e artit dhe trashëgimisë kulturore. Ai theksoi se aktivitete të tilla janë të një rëndësie të veçantë për jetën kulturore të komunës, pasi jo vetëm që pasurojnë kalendarin kulturor, por edhe frymëzojnë brezat e rinj.

Kryetari Lushtaku përgëzoi artistët për kontributin e tyre dhe shprehu gatishmërinë e komunës për të mbështetur iniciativa të tilla edhe në të ardhmen.

Ekspozita do të mbetet e hapur gjatë gjithë javës për të gjithë artdashësit.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …