Debati për pagesat e avokatëve në Hagë: VV ndryshoi udhëzimin, kufizoi kompensimet për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së

Çështja e pagesave për ekipet mbrojtëse të krerëve të UÇK-së, që po gjykohen në Hagë po vazhdon të jetë temë përplasjeje politike ndërmjet PDK-së, dhe VV. Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka akuzuar Ministrinë e Drejtësisë, të udhëhequr nga Albulena Haxhiu, se ka ulur qëllimisht pagesat për avokatët mbrojtës. Në përgjigje, zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka publikuar të dhëna për shpenzimet, duke theksuar se gjatë mandatit të Vetëvendosjes janë paguar 32 milionë euro për këtë qëllim.  Në bazë të udhëzimit të mëparshëm, për raste me nivelin më të lartë të kompleksitetit – siç është rasti i krerëve të UÇK-së – avokatët përfitonin 110 mijë euro në muaj gjatë fazës së gjykimit. Por me ndryshimin e udhëzimit nga Ministria e Albulena Haxhiut, kjo shumë është shprehur si “deri në 110 mijë euro”, duke i dhënë institucionit mundësi ta kufizojë pagesën sipas vlerësimit të tij. Më i rëndësishëm është fakti se me udhëzimin e ri është fshirë neni që lejonte kërkesa për kompensim shtesë në raste të veçanta. Sipas nenit 11 të udhëzimit të mëparshëm, në raste kur angazhimi i mbrojtësve tejkalonte tarifat standarde për arsye objektive, ishte e mundur të kërkohej rishqyrtim dhe aprovim i kompensimit të shtuar nga Komisioni përkatës. Me ndryshimet aktuale, kjo mundësi nuk ekziston më.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Donika Gërvalla u refuzua për qëndrimet e saj, jo si vajzë e heroit Jusuf Gërvalla

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas mos zgjedhjes së Donika Gërvallës në krye …