Deçani bënë apel tek qytetarët për kujdes të shtuar për mënjanimin e zjarreve në pyje

Komuna e Deçanit bënë apel teka qytetarë: Qytetar të nderuar, meqenëse tani ndodhemi në sezonin e zjarreve, ku mbretërojnë temperatura të larta, mundësia e ndodhjes së zjarreve në pyje dhe parqe nacionale është shumë e mundshme. Me qëllim të shtimit të masave preventive nga aspekti i mbrojtjes ndaj zjarrit si dhe evitimin- pengimin e rreziqeve potenciale nga zjarri në zonat fushore dhe malore duhet ti kushtojmë kujdes të veçantë kësaj dukurie e cila do të kishte për pasojë rrezikimin e jetës se njerëzve, kafshëve dhe dëmtimit të sipërfaqeve pyjore. Komuna e Deçanit posedon një sipërfaqe të madhe të kullosave dhe pyjeve, po ashtu edhe objekteve të përkohshme të banimit të cilat janë të ndërtuara nga materiali i drurit i cili ndezët lehtë. Duke u bazuar në këtë, luteni që të keni kujdes të veçantë që gjatë qëndrimit në këto zona malore-fushore të ndërmerren këto masa parandaluese:

 Hedhja e cigareve të ndezura në pyje dhe në tokat pyjore me vegjetacion njëvjeçar moçalorë të thatë, gjethe e të tjera;

 Tymosja e bletëve në pyll;

 Ndezja e zjarreve të hapura në afërsi dhe brendësi të sipërfaqeve pyjore;

 Lokalizimi dhe shuarja e zjarrit në vende ku zjarri është ndezur për nevoja pikniku;

 Përdorimi i tapave të fishekëve të gjahut prej materialit që merr zjarr lehtë;

 Qitja me predha që shkaktojnë zjarr në zona pyjore me mbeturina drusore si: gjethe, shkarpa, kalbësira etj;

 Ndalohet kategorikisht ndezja e zjarreve në kullota deri në 500 m në afërsi të pyllit;

 Ndalohet djegia e mbeturinave të masës drusore në pyje.

Këto masa parandaluese janë të obliguar ti ndërmarrin të gjithë qytetarët sepse obligojnë dispozitat e Ligjit për mbrojtje nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë tjera Nr. 04/L-027 si dhe Ligji për Mbrojtje nga Zjarri Nr. 04/L-012. Për mos respektimin e këtyre masave parandaluese ndaj zjarrit do të ndërmerren masa ndëshkuese nga organet kompetente. Dëmtimi i pyllit nga zjarri me dashje apo nga pakujdesia, dënohet në bazë të dispozitave te Kodit Penal te Republikës se Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …