Kryetari Haliti serish prinë me numrin më të madh të realizimit të premtimeve

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti po vlerësohet si njeri që mbanë fjalën e dhënë. Ai qysh në fillim të mandatit të tij është zgjedhur vazhdimisht si kryetari që ka realizuar më së shumti premtime të dhënë karshi homologëve të tij nga komunat e tjera të Kosovës edhe pse komuna e Vitisë ka një buxhet më të kufizuar dhe bënë pjesë në komunat e mesme të Kosovës. Realizimin e premtimeve të dhënë gjatë fushatës e dëshmon një platformë nga instituti GAP-Prishtinë të cilët kanë analizuar dhe vlerësuar premtimet e dhëna nga të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës. Ndonëse kryetari Haliti krahasuar me kryetar të tjerë të komunave ka dhënë numrin më të madh të premtimeve, ai prin për numrin e realizimit të tyre. Kreu i komunës së Vitisë, Sokol Haliti pos premtimeve të cilat i ka dhënë ai i ka kryer edhe shumë projekte të tjera të cilat nuk ishin premtim por në interes të qytetarëve të Vitisë dhe atë në të gjitha sektorët. Ndër to ai në bashkëpunim me organizata dhe projekte të ndryshe ka realizuar disa projekte jashtë premtimeve në bujqësi si: shpërndarja e 475kg farë të patates, përkrahja e fermerëve kultivues të shalqirit me repromatrial, përkrahja e fermerëve me serra në madhësi nga 1,5 deri 2,5 ari. Gjithashtu janë përkrahur edhe fermerët të cilët merren me kultivimin e bimëve mjekuese aromatike si dhe është vendosur stacioni meteorologjik. Ndër vite fermerët vitias janë përkrahur edhe me pajisje dhe mekanizma të ndryshme bujqësorë si: motokultivator, pajisje për bletari, shpërndarëse të plehut artificial, pajisje për bletari e shumë të tjerë. Ndërkaq pos premtimeve të realizuara ai ka arritur të kryej edhe shumë punë të tjera në fushat e tjera si në infrastrukturë ku në kuadër të projektit “Crossborder” është bërë shtrimi i trotuarit prej hyrjes ë fshatit Kabash të vendi i quajtur “Gërmi” deri në fshatin Binçë si dhe rregullimi i argjinaturave të lumit “Morava e Binçës” dhe atë prej shtatores së Komandant Karadakut deri në hyrje të rrugës “Shotë e Azem Galica” në Viti. Gjithashtu është rregulluar edhe trotuari prej shtatores së Komandant Karadakut deri në hyrje të rrugës “Shotë e Azem Galica” në Viti. Ndërkaq është rregulluar edhe rruga bujqësore prej hyrjes së fshatit Kabash deri në fshatin Binçë. Gjithashtu jashtë premtimeve të dhënë është bërë edhe asfaltimi i rrugës nga qendra e banimit social në Viti deri tek rruga “Shotë e Azem Galica” në Viti si dhe gjithashtu jashtë premtimit është bërë edhe zgjerimi i rrugës kryesore në fshatin Vërban

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …