Komuna e Deçanit është në fazën përfundimtare të ndërtimit të Qendrës së Trashëgimisë Kulturore – Kolonisë së Artistëve dhe Qendrës Rinore. Projekte këto të rëndësisë së veçantë për konceptin e zhvillimit të komunës së Deçanit, sidomos në sektorin e turizmit dhe të trashëgimisë historike dhe natyrore. Vende ku të rinjtë në komunën e Deçanit do të ndjehen të lirë të ndjekin ëndrrën e tyre, të ndjehen të përkrahur, një vend ku do të tregohet kultura dhe tradita jonë si popull!

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
