Bajram Begaj: Krenar për gjuhën tonë amtare shqipe, ta duam, ta ruajmë, ta përcjellim brez pas brezi

Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka porositur për ruajten e gjuhës shqipe dhe kultivimin e saj gjeneratë pas gjenerate. Në profilin zyrtar në facebook, Presidenti Begaj publikoi video-mesazhin me poezinë “Gjuha shqype”, të interpretuar nga nxënës të shkollës 9-vjeçare “Selim Alliu” në Peshkopi, shkollë e cila është fituesja aktuale e konkursit kombëtar të gjuhës shqipe. “Krenar për gjuhën tonë amtare shqipe. Ta duam, ta ruajmë, ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë amtare,”-ka vlerësuar presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Skandal i rëndë në energji: Dyshime për manipulim masiv me njehsorë, qytetarët paguajnë miliona më shumë

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka ngritur alarmin për një skandal serioz në …