Deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, Prokuroria Speciale e Nishit ka propozuar që t’i ngrihet aktakuzë

Shaip Kamberi i përgjigjet Vuçiqit: Më quan ekstremist, ndërsa për Radoiçiqin ka dyshime për amnisti

Kandidati për deputet nga Koalicioni Shqiptar në Luginën e Preshevës, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj gjuhës së ashpër të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili e kishte cilësuar atë si “të lig dhe të poshtër”. Kamberi ka deklaruar se synimi i koalicionit në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit është të sigurojë më shumë se tre deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë. Duke komentuar deklaratat e Vuçiqit, Kamberi theksoi se përplasja nuk është çështje personale, por lidhet me qëndrimet politike dhe të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. “Nuk është personale, por merreni me mend: ai më quan mua secesionist, ndërsa ne jemi për integrim. Më quan ekstremist, ndërkohë që ka indicie se Radoiçiqi është amnistuar”, ka deklaruar Kamberi. Ai iu referua edhe fotografive të publikuara gjatë fushatës zgjedhore, të cilat, sipas tij, ngrenë pikëpyetje lidhur me trajtimin e Milan Radoiçiqit nga autoritetet serbe. Deklaratat e Kamberit vijnë në prag të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, ku përfaqësimi politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës mbetet një nga çështjet kryesore për komunitetin shqiptar në këtë rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Remzie Zeqiraj, mori pjesë në Konferencën e 18-të Ndërkombëtare të Ombudspersonëve për Forcat e Armatosura

Komisioneri Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës: KOMISIONERJA PARLAMENTARE PËR FSK-në MORI PJESË NË …