Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili-Ahmeti, ka kritikuar deputetët e pushtetit që abstenuan në votimin për amendamentin që synonte ndarjen e një milion eurove për protezat e invalidëve të luftës. Përmes një postimi në Facebook, ajo ka theksuar se protezat nuk janë luks, por nevojë jetike për lëvizjen, pavarësinë dhe dinjitetin e personave që humbën gjymtyrët gjatë luftës. “Këta njerëz nuk po kërkojnë privilegje. Po kërkojnë që shteti të përmbushë përgjegjësinë ndaj tyre”, ka shkruar Ismaili-Ahmeti. Ajo ka kritikuar abstenimin e deputetëve, duke vlerësuar se institucionet duhet të jenë në shërbim të invalidëve të luftës dhe të sigurojnë mbështetjen e nevojshme për ta. “Turpi nuk u takon atyre që kërkojnë proteza. U takon atyre që kanë pushtetin të ndihmojnë dhe zgjedhin të abstenojnë”, ka përfunduar ajo.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
