Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot në Koshare edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre

Pren Marashi: E turpshme të lihen pas dore invalidët e UÇK-së

Ish-komandanti i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Pren Marashi, ka reaguar me indinjatë pas mosmiratimit të amendamentit për ndarjen e një milion eurove për proteza, pajisje dhe mjete të tjera mjekësore për invalidët e luftës. “Është e turpshme që shteti, i cili gëzon lirinë e fituar me gjakun dhe sakrificën e luftës, t’i lërë pas dore invalidët”, ka shkruar Marashi në reagimin e tij. Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere nuk e mbështeti të mërkurën amendamentin që synonte të siguronte një milion euro shtesë për këtë kategori. Në votim, pesë anëtarë votuan pro, ndërsa pesë abstenuan, duke bërë që propozimi të mos kalonte.  Pas luftës, Pren Marashi është angazhuar për të drejtat e veteranëve dhe për trajtimin e kategorive të dala nga lufta. Në reagimet e tij ndër vite, ai ka kritikuar institucionet për atë që e ka konsideruar neglizhencë ndaj veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Remzie Zeqiraj, mori pjesë në Konferencën e 18-të Ndërkombëtare të Ombudspersonëve për Forcat e Armatosura

Komisioneri Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës: KOMISIONERJA PARLAMENTARE PËR FSK-në MORI PJESË NË …