Ju njoftojmë se Komuna e Vitisë dhe Kompania e kontraktuar INSI SH.P.K kanë bërë të qasshme për publikun Draft Dokumentin “Hartat Zonale Komunale 2026-2034”.
Me qenë se ky dokument është në shqyrtim publik nga data 21.10.2026 deri më 19.11.2026, qytetarët dhe grupet e interesit mund të japin komentet e tyre.
Komentet lidhur me këtë draft dokument mund të parashtrohen në këto forma:
• Fizikisht çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në 16:00 përmes dorëzimit fizik të protokolluara në zyrat e drejtorisë së urbanizmit, si dhe përmes shënimit në librin e vërejtjeve, brenda afatit të shqyrtimit publik, deri më 19.11.2026.