Ferizaj drejt titullit “European City of Sport 2027”!

Dje nisi vizita vlerësuese e delegacionit të ACES Europe (Federata Sportive e qyteteve evropiane) që e përbënin, Gian Francesco Lupattelli (Italy), Mr. Hugo Alonso (Spain), Berislav Çizmek (Croatia), Mr. Granit Rugova dhe Kryetarit të KOKSH-it, z. Fidel Ylli.

Të shoqëruar nga Drejtori i DKRS-së z. Gazmend Bytyqi, u.d. Udhëheqësi i Sektorit të Sportit Alban Hoxha dhe Raif Musa, delegacioni vizitoi:

Sallën e re në Greme: Takim me klubet KB Wolf 05 Ferizaj dhe KPP Rilindja & Ahmet Hoxha. Sallën në Balaj: Vizitë te klubi i gjimnastikës ritmike “Ritmi KS”.

Gjatë vizitave u diskutua për kushtet sportive dhe u realizuan fotot zyrtare me kartelinë (cartello) promovuese.

Agjenda e Sotme:  Takim me Kryetarin e Komunës, z. Agim Aliu.  Vizitë në ngjarje sportive dhe prezantimi i projektit nga komisioni vendor. Pres-konferenca: 13:00 – 14:00. Darkë pune për përmbylljen e vizitës. Falënderim i veçantë për sponzorët tanë të artë: Hotel Central Ferizaj, Eurotours dhe Intergraf.

Kontrolloni gjithashtu

Pas një karriere të gjatë në shërbim të institucionit dhe qytetarëve pensionohet z. Lulzim Fazliu

Në ambientet e Komunës së Skenderajt u shënua pensionimi i z. Lulzim Fazliu, zyrtar në …