leoni

Deçani X Race – Gara më e veçantë e këtij viti!

Komuna e Deçanit, në bashkëpunim me organizatën “ShB Mariashi”, ju fton në garën “Deçani X Race” – një aventurë unike për rajonin e Dukagjinit dhe për gjithë Kosovën! Gara e veçantë sjell shumë adrenalinë, natyrë të mrekullueshme dhe sfida emocionuese për të gjithë pjesëmarrësit.

Gara është ekipore, me nga 4 persona për ekip, dhe përfshin 4 disiplina sfiduese:

15 km hiking nga Bjeshka e Strellcit në drejtim të Bjeshkës së Milishevcit.

23 km çiklizëm malor nga Milishevc deri në hyrje të Via Ferrata në Deçan.

407 metra ngjitje në Via Ferrata.

5 km vrapim malor deri në Qendrën Rinore në Deçan.

Data: 1 Qershor 2025

Ora: Fillon nga ora 09:00 në Qendrën Rinore në Deçan dhe vazhdon në shtigjet e garës.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të organizohet në ora 17:00 në Qendrën Rinore në Deçan, e shoqëruar nga një atmosferë festive me muzikë nga këngëtari i njohur Lok Komoni.

Ky organizim mbështetet nga Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, si dhe Sektori i turizmit – Visit Deçani, duke dëshmuar përkushtimin tonë për zhvillimin e turizmit, sportit dhe të rinjve.

Bashkohuni me ne për këtë ngjarje të jashtëzakonshme!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi mirëpriti në takim kampionin e shahut, Murtez Hondozi

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi I shoqëruar nga nënkryetari, z. Fatmir Iska …