Dëgjimet buxhetore në komunën e Rahovecit mbahen me 22 dhe 23 korrik në Ratkoc dhe Gradish

Komuna e Rahovecit përmes Zyrës për Buxhet dhe Financë, njofton të gjithë qytetarët se gjatë ditëve në vijim do të mbahen dëgjimet publike buxhetore me qëllim të përfshirjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve në hartimin e buxhetit komunal për vitin 2026.

Të gjithë banorët e komunës ftohen të marrin pjesë dhe të paraqesin propozimet, idetë dhe nevojat që i konsiderojnë të rëndësishme për komunitetin e tyre.

Pjesëmarrja e juaj mundëson që direkt mund të marrësh pjesë në vendimmarrjen komunale, mund të ndash idetë dhe prioritetet tua, e të cilat gjatë planifikimit të buxhetit komunal mund të përkthehen në investime e shërbime komunale që ndikojnë në përmirësimin e jetës tënde dhe të komunitetit që i rrethon.

Më 22 korrik në ora 19.00 në Ratkoc mbahet dëgjimi publik me banorët e fshatrave Ratkoc, MDejnë, Vrajakë, Bratotin.

Më 23 korrik në ora 18.30 në Amfiteatrin e Kompleksit në Gradish mbahet dëgjimi public me banorët e fshatërave Xërxë dhe Gexhë.

Datat dhe oraret e dëgjimeve të Komunës së Rahovecit janë të publikuara në faqen zyrtare të komunës në këtë link: https://rahovec.rks-gov.net/…/Kalendari-i-degjimeve…

Kontrolloni gjithashtu

Ka filluar mbushja e gropave me asfalt në rrugët e fshatrave të komunës së Vitisë

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Komunën e Vitisë ka filluar sot punimet për …