Dëgjohen dy dëshmitarë kryesorë në gjykimin për krime lufte ndaj Sllagjan Trajkoviq

Në seancën gjyqësore të mbajtur ndaj të akuzuarit për krime lufte, Sllagjan Trajkoviq, janë dëgjuar dëshmitë e dy dëshmitarëve kryesorë, Avni Selimi dhe Avni Melenica. Trajkoviq akuzohet për vrasje, torturë, dëbime, dhe trajtime çnjerëzore ndaj civilëve shqiptarë gjatë viteve 1998-1999 në Komunën e Vushtrrisë. Avni Selimi, në dëshminë e tij, përshkroi krimet e forcave serbe në fshatin Reznik dhe përmendi vrasjen e H.S., për të cilën tha se sipas babait të tij, përgjegjës ishte i akuzuari Trajkoviq.  Dëshmitari tjetër, Avni Milenica, rrëfeu për rrethimin dhe deportimin e civilëve shqiptarë nga forcat jugosllave më 22 maj 1999. Ai përshkroi brutalitetin e ushtarëve në kordonin që kishte formuar njësia speciale dhe identifikoi të akuzuarin Trajkoviq si një prej personave që kishte ushtruar dhunë, duke e parë atë të armatosur me kallashnikov dhe duke goditur njerëz me një objekt metalik. Milenica tregoi se shumë nga personat e deportuar atë ditë, përfshirë 68 viktima, u gjetën më vonë në varreza masive në Batanicë, ndërsa një vajzë mbetet ende e zhdukur. Seancat e radhës ndaj Trajkoviq është planifikuar për muajin dhjetor.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …