Ambasadori amerikan në Kosovë,
Greg Delawie ka tërhequr vërejtjen se veprimet e deputetëve të partive
opozitare dëmtojnë reputacionin e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Sipas tij, një
grup deputetësh kanë zgjedhur gazin lotsjellës në vend të debatit. “Ambasada ime dhe të tjera kanë
reaguar duke thënë se kuvendi nuk është vend ku duhet të përdoret gazi
lotsjellës”, ka thënë Delaëie. Ambasadori amerikan, poashtu, ka bërë me dije se
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të investojnë gjatë vitit të ardhshëm më
shumë se 12 milionë dollarë për të ndihmuar fushën e drejtësisë në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
