Në
kuadër të takimeve në Kuvendin e Kosovës, Grupi i Miqësisë Austri -Kosovë
i Parlamentit të Austrisë sot realizoi dy takime të ndara me dy komisione
parlamentare. Delegacioni nga Kuvendi i Austrisë u prit në takime nga
drejtuesit e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës dhe me
drejtues të Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës se
Kosovës. Pas takimeve të zhvilluara, kryetari i këtij grupi Christoph Vavrik
tha se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Austrisë janë të shkëlqyeshme dhe se Kosova
e ka mbështetjen e sigurt nga Austria për shtetndërtim dhe aspiratat e saj për
integrime. Ai kërkoi që gjatë këtij viti, pozita dhe opozita të dialogojnë më
shumë me njëra tjerën dhe që Kuvendi I Kosovës të bëjë më shumë se sa ka bërë
në vitin 2015.
Kontrolloni gjithashtu
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
