Delegacioni i nxënësve gjerman mbështet shkollat e komunës së Kaçanikut me inventar shkollor

Një delegacion i nxënësve gjerman nga shkolla “Robert Kach”, po qëndron në Kosovë, ndërsa në kuadër të agjendës së tyre, vizituan Komunën e Kaçanikut. Delegacioni që përfaqësohej nga dr. Ernst Schutz, u pritën nga Drejtori për Arsim dhe kulturë Enver Kamishi, i cili ju dëshiroi mirëseardhje në Kaçanik. Drejtori i njoftoi me gjendjen e arsimit në komunën e Kaçanikut si dhe në përgjithësi me historikun e qytetit të Kaçanikut. Në takim u bë e ditur se përmes GIZ-it, ky delegacion ka nisur një kontingjent të inventarit shkollor për Komunën e Kaçanikut, i cili do të arrij së shpejti dhe do të shpërndahet për shkollat në nevojë për inventar të ri. Pas takimin, delegacioni gjerman vizitoi Shkollën Fillore “Qamil Ilazi”, ndërsa premtuan përkrahje dhe bashkëpunime me këtë shkollë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …