Dëmet financiare nga ndërhyrjet e Serbisë në sistemin energjetik të Kosovës mbi 100 milionë euro

Dëmet financiare nga ndërhyrjet e Serbisë në sistemin energjetik të Kosovës mbi 100 milionë euro

Dëmet e mëdha financiare që evidentohen  nga ndërhyrjet e Serbisë në sistemin energjetik të Kosovës llogaritet të jetë rreth 6 milionë euro brenda një viti, ndërsa dëmi që nga paslufta kap shumën mbi 100 milionë euro. Dëmet dalin të jenë shumë më të mëdha nëse llogaritet pengesa që po bëhet nga Serbia në funksionimin e linjës 400 kilovat me Shqipërinë. Këto i ka bërë të ditura për KosovaPress, kryeshefi ekzekutiv i KOSTT, Mustafë Hasani. Kosova edhe në vitin 2016, vazhdoi të shënojë humbje nga ndërhyrjet e Serbisë në sistemin energjetik. Zbatimi i marrëveshjes në mes të Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut dhe Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit, nuk arriti të jetësohet.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it Özkan Ulutaş: Prania e NATO-s, në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO në Kosovë, Özkan Ulutaş, ka deklaruar se prania e …