Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë të shmangin çdo retorikë që mund të nxis më tej konfliktin

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë të shmangin çdo retorikë që mund të nxis më tej konfliktin

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matt Miller, në një konferencë për medie  dënoi edhe njëherë sulmin e organizuar ndaj policëve të Kosovës. Ai tha se bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo retorikë që mund të nxisë më tej tensionet dhe të punojnë menjëherë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për të de-përshkallëzuar situatën dhe kthimin në dialogun e lehtësuar nga BE”, saktësoi Miller.  Edhe zyrtarët e disa shteteve perëndimore kanë shprehur gjithashtu shqetësimin për luftimet e së dielës duke theksuar se incidenti reflekton rritjen e tensioneve gjeopolitike në Ballkan, pasi Rusia, e frustruar nga mbështetja e fortë e Evropës për Ukrainën, po përpiqet të përdorë ndikimin e saj me aleatët në Serbi dhe gjetkë për të nxitur tensionet, veçanërisht në Bosnje dhe në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …