leoni

Departamenti Amerikan i Shtetit kërkon nga Serbia që të sjell drejtësi për vrasjen e vëllezërve Bytyqi

Departamenti Amerikan i Shtetit kërkon nga Serbia që të sjell drejtësi për vrasjen e vëllezërve Bytyqi

Shtëpia e Bardhë ka kërkuar edhe njëherë me ngulm zbardhjen e vrasjes se vëllezërve Bytyqi nga regjimi gjenocidial i Millosheviqit gjatë vitit 1999. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, nëpërmjet një postimi në Twitter, u ka bërë thirrje autoriteteve serbe që të investigojnë dhe sjellin drejtësi për vrasjen e vëllezërve Bytyqi. Ai ka thënë se SHBA-të nuk do të pushojnë asnjëherë së bëri thirrje për zgjidhjen e këtij rasti. “Edhe një herë, ne u bëjmë thirrje autoriteteve serbe të hetojnë dhe të sjellin para drejtësisë personat përgjegjës për vrasjet e shtetasve të ShBA-së Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyqi në vitin 1999. Shtetet e Bashkuara nuk do të pushojnë së bëri thirrje për një zgjidhje të këtij rasti”, ka shkruar Price.

Kontrolloni gjithashtu

Fatos Klosi

Fatos Klosi zbulon takimin sekret mes CIA-s dhe UÇK-së në Tiranë, në pranverën e vitit 1998

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka zbuluar se në pranverën e vitit 1998 …