Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli “non grata” Ramiz Merkon, kryetarin e Komunës së Strugës në Maqedoninë e Veriut

Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli “non grata” Ramiz Merkon, kryetarin e Komunës së Strugës në Maqedoninë e Veriut

Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli “non grata” Ramiz Merkon, kryetarin e  Komunës së Strugës në Maqedoninë e Veriut. Uashingtoni zyrtar nuk do të lejojë hyrjen e tij në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm. Në njoftimin e Departamentit të shtetit thuhet se kryetar i komunës së Strugës, ka përvetësuar fonde në mënyrë të paligjshme dhe ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe procese të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut ndaj institucioneve demokratike të Maqedonisë së Veriut. Veprimi i sotëm thuhet më tej në njoftim dërgon mesazhin se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah Maqedonisë së Veriut për të nxitur stabilitetin përmes forcimit të institucioneve demokratike dhe trajtimit të mangësive që lidhen me sundimin e ligjit, raporton Zëri i Amerikës. Sipas njoftimit nuk do t’i lejohet hyrja në Shtetet e Bashkuara edhe bashkëshortes së Ramiz Merkos, Shpresa Merko, si dhe tre fëmijëve të tyre në moshë të rritur, Gencit, Nazmijes dhe Drenushës. Ky përcaktim ripohon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, i cili dëmton interesin publik, pengon prosperitetin ekonomik të vendeve dhe pakëson aftësinë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të njerëzve të tyre përfundon njoftimi i Departamentit amerikan të Shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …