Deputetë në Rusi kanë miratuar një projektligj që ndalon ndryshimin e gjinive

Deputetë në Rusi kanë miratuar një projektligj që ndalon ndryshimin e gjinive

Deputetë në Rusi kanë miratuar një projektligj, i cili  ndalon ndryshimin e gjinisë. Anëtarët e Dumës së Shtetit, njëzëri votuan në favor të miratimit të projektligjit në një seancë plenare në Moskë. Projektligji dërgohet për miratim në dhomën e lartë të parlamentit, në Këshillin e Federatës, ndërsa më pas do të duhet të nënshkruhet nga presidenti rus për të hyrë në fuqi. Projektligji ndalon çdo ndërhyrje mjekësore si operacione apo përdorimin e ilaçeve që synojnë formimin e tipareve fizike të gjinisë tjetër tek një person. Ai gjithashtu ndalon ndryshimin e gjinisë në dokumentet e lëshuara nga shteti, ndërsa martesa do të anulohet nëse njëri prej bashkëshortëve ndryshon gjininë. Personave që kanë ndryshuar gjininë do t’u ndalohet të adoptojnë fëmijë. Nisma u paraqit nga deputetët e Dumës së Shtetit në muajin maj, me 400 ligjvënës që mbështetën projektligjin.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …