Deputetes së Vetëvendosje, Albana Morina Xharra, i ndalohen punimet në mbindërtimin pa leje, në lagjen Bregu i Diellit

Deputetes së Vetëvendosje, Albana Morina Xharra, i ndalohen punimet në mbindërtimin pa leje, në lagjen Bregu i Diellit

Më 17 janar, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dha urdhër për ndalimin e punimeve të një mbindërtimi në lagjen e Bregut të Diellit,  në Prishtinë. Këto punime u ndalën pasi konsiderohen si të paligjshme. Përmes një njoftimi publik, Kryetari Rama kishte paralajmëruar edhe dënim adekuat. “Sot, pas raportimit nga disa banorë të shqetësuar, për një mbindërtim në lagjen Bregu i Diellit, menjëherë kemi ndërmarrë masat e nevojshme për të ndalur ndërtimin. Inspekcioni ka ndalur punimet e paligjshme, dhe ju siguroj se dënimet për këto raste do të jenë të pa falshme.  Ndërtimet e tilla nuk do të lejohen në asnjë rrethanë”, thuhet në njoftimin e Ramës. Mbindërtimi pa leje që u ndalua nga kryetari Përparim Rama është në pronësi të deputetes së Vetëvendosje, Albana Morina Xharra.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …