Deputetet, Blerta Deliu-Kodra dhe Time Kadriaj përfaqësuan Kosovën në konferencën e Procesit të Berlinit, në Mal të Zi

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka marrë pjesë në konferencën ndër-parlamentare “Përfitimet e Procesit të Berlinit”, e cila u mbajt në Petrovac, të Mal të Zi, ku theksoi mbështetjen e Kosovës për këtë proces. Së bashku me deputeten e AAK-së, Time Kadriaj, ajo diskutoi sfidat e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht ndikimin destabilizues të Rusisë në rajon. Deliu-Kodra nënvizoi se Kosova dhe Bosnja e Hercegovina janë veçanërisht të kërcënuara nga përpjekjet e Rusisë për destabilizim. Ajo dënoi gjithashtu sulmin e vitit të kaluar në veri të Kosovës, ku u vra togeri, Afrim Bunjaku, duke kërkuar siguri të shtuar për vendet e rajonit. Gjatë debatit, delegacioni i Serbisë u largua nga salla, duke shënuar një moment të tensionuar në konferencë.

Kontrolloni gjithashtu

Mjekët kanë bërë thirrje për kujdes nga ekspozimi ndaj temperaturave të larta

Mjekët kanë bërë thirrje për kujdes nga ekspozimi ndaj temperaturave të larta. Ata kanë thënë …