Deputetët e Parlamentit Evropian kanë shprehur keqardhje për “ndryshimin e politikës së kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orbanit karshi Kosovës”. Kjo është thënë në tekstin e një rezolute të publikuar në faqen e Parlamentit Evropian, ku është shprehur gjithashtu keqardhja e euro-deputetëve për qëndrimet e Orbanit për hapjen e negociatave për pranimin e Ukrainës. “Qëndrimet e Orbanit e pengojnë procesin e zgjerimit të BE-së”, kanë thënë eurodeputetët, të cilët kanë paralajmëruar Këshillin e Bashkimit Evropian për pasojat e mundshme negative të Hungarisë që merr presidencën e në korrik të 2024-ës. Rezoluta ka theksuar nevojën për reforma të brendshme në BE, paralelisht me procesin e zgjerimit dhe gjithashtu ka kërkuar rritje e kapaciteteve të BE-së për integrimin e anëtarëve të rinj. 468 deputetë kanë votuar për, 99 kundër dhe 58 kanë abstenuar në rezolutën për politikën e zgjerimit, të cilën Parlamenti Evropian e quan një nga mjetet më të forta gjeopolitike në dispozicion të BE-së dhe një investim strategjik në paqe dhe siguri.
Kontrolloni gjithashtu
Thorbjørn Jagland në dokumentet e Epstein: Rikthehen kritikat ndaj ish-kreut të KiE për lidhje dhe deklarata të rënda ndaj Kosovës
Ish-sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland, është përmendur në dokumentet e publikuara …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
