Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar me kusht deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka dënuar me kusht deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka dënuar me kusht deputetët Albin Kurtin, Albulena Haxhiun, Donika Kadaj Bujupin dhe Faton Topallin. Kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra shqiptoi dënimin, ku tha se është bërë edhe ndryshimi i akuzës. “Gjykata i gjykon 1 vit e 6 muaj Albin Kurtin, Albulena Haxhiu 1 vit e 3 muaj, Donika Kadaj Bujupi 1 vit e 6 muaj, Faton Topalli 1 vit e 2 muaj”, tha ai. Dënimet e shqiptuara me burgim nuk do të ekzekutohen nëse gjatë dy viteve nuk kryejnë vepra të tjera penale. Brenda 15 ditësh ata  kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë.

Kontrolloni gjithashtu

Fabrika e parë e municioneve në Jahoc pritet të prodhojë në fund të vitit 2026

Fabrika e parë e municioneve në Kosovë pritet të ndërtohet në Jahoc të Gjakovës, me …