Ardian Kastrati, reagoi kundër Projektligjit për tekstet shkollore, të cilin e miratoi Komisioni për Arsim i Kuvendit të Kosovës

Deputeti Ardian Kastrati zbulon detajet, se si u “Kontrabandua” projektligji për tekstet shkollore

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka akuzuar pushtetin  për keqpërdorimin e miliona eurove në dhënien e kontratave të pazgjidhura. Projektligji për tekstet shkollore është kaluar në lexim të parë në Kuvend si ligj i kontrabanduar, duke pretenduar se votat janë të vjedhura dhe pa pasur kuorum. Ai ka prezantuar dy video të ndryshme nga Kuvendi i Kosovës, ku në njërën prej tyre tregon 60 vota, ndërsa në tjetrën dëgjohet se janë 62 vota. Kastrati konsideron këtë si një shkelje serioze të procesit demokratik, duke thënë se “kulmi” i marrëzisë është vjedhja e votave në Kuvend. Skenari i keqpërdorimit të pushtetit dhe vjedhja e votave është një goditje fatale për demokracinë në Kosovë,” thotë Kastrati. Ai insiston se votat janë “të vjedhura” dhe se ky fenomen është një shenjë e qartë e krizës së besimit në institucionet demokratike të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …