Deputeti, Armend Muja, në seancën plenare ka thënë se anë e fortë e kësaj qeverie ka qenë performanca ekonomike

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Armend Muja ka thënë sot në seancën plenare, se anë e fortë e kësaj qeverie ka qenë performanca ekonomike. Pas një deklaratë të tillë, u dëgjuan të qeshura nga deputetët në Kuvend. Sipas tij në tremujorin e parë të vitit 2024 në bazë të ASK-së rritja e raportuar ishte 5.6 për qind në terma real…Ndërkaq nga vitit 2021, mbi 6 për qind…Larg përtej rritjeve që kanë ndodhur paraprakisht… rritje ekonomike pa borxh. Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja tutje tha se edhe në të kaluarën ka pasur rritje ekonomike po me shkatërrimin e Telekomit të Kosovës për shkak të dividendës prej 500 milionë euro për t’i financuar shpenzimet publike.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …