Deputeti, Elmi Reçica e kryetari Degës së PDK-së, në Zvicër, Ragip Xhaka, u takuan me drejtorin për Siguri e Atom, Reto Nause

Drejtori i Departamentit të PDK-së për Diasporë,  deputeti, Elmi Reçica, së bashku me kryetarin e Degës së PDK-së, në Zvicër, Ragip Xhaka, u priten në një takim nga drejtori i Departamentit për Siguri dhe Atom, Reto Nause, i cili njëherësh është edhe anëtar i komisionit parlamentar për siguri dhe financa si dhe deputet i parlamentit nacional. Elmi Reçica, në nj[ postim të tij ka shkruar me letë rast  se së bashku me kryetarin e Degës së PDK-së,  Ragip Xhaka, u mirëpritëm nga miku dhe mbështetësi i fuqishëm i Kosovës, drejtori i Departamentit për Siguri dhe Atom z. Reto Nause i cili  është edhe anëtar i komisionit parlamentar për siguri dhe financa si dhe deputet i parlamentit nacional. Me të biseduam për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona si dhe për mërgatën tonë në Zvicër”, ka shkruar drejtori i Departamentit të PDK-së për Diasporë. deputeti, Elmi Reçica.

Kontrolloni gjithashtu

Gjuriq akuzon KQZ-në për diskriminim politik ndaj serbëve, e lidh vendimin me heqjen e masave të BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar ashpër pasi Komisioni Qendror …