Fatmir Humolli

Deputeti, Fatmir Humolli shprehet skeptik, lidhur me premtimin për hapjen e Urës së Ibrit nga Albin Kurti

Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli, ka shprehur skepticizëm rreth premtimeve të Kryeministrit Albin Kurti, duke veçuar dyshimet e tij për hapjen e Urës së Ibrit. Humolli deklaroi se nuk beson se Kurti do të përmbushë këtë premtim, duke përmendur si shembull dështimin e realizimit të premtimit për përfundimin e rrugës Prishtinë–Besianë brenda një viti. “Kur është bërë fushata elektorale në Podujevë, Kurti kishte thënë se rruga do të përfundonte atë vit, por ende nuk është kryer,” tha Humolli.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …