Ferat Shala

Deputeti, Ferat Shala, i tregon ministres, Artane Rizvanolli se në konton e ndërmarrjes Trepça ka lënë 15 milionë euro cash

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferat Shala, sot në Kuvendin e Kosovës  ka replikuar me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli lidhur me ndërmarrjen Trepça. Deputeti Shala i tha ministres se e ka lënë konton e kësaj ndërmarrje me 15 milionë euro cash. Ndërkaq, ministrja Rizvanolli tha se Trepça ka ende vështirësi në mbulimin e këtyre shpenzimeve. Deputeti i PDK-së ka pyetur ministren Rizvanolli se cila është gjendja e minatorëve dhe sa i përket performancës së ndërmarrjes. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se Trepça është duke u prodhuar me kapacitet në rritje në krahasim me muajt e kaluar. Më pas ka reaguar deputeti Shala, i cili tha se ministrja nuk u përgjigj në asnjërën nga pyetjet e tij. Ministrja Rizvanolli tha se 15 milionët kanë qenë nga shitja e mbetjeve, për çka tha se nuk e synojnë si qeveri.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …